Rezervat e Tether arrijnë nivele rekord, raporton 1 miliardë dollarë fitim

Tether konsiderohet një çelës kyç në tregtimin e aseteve globale dixhitale, më së shumti në tregtimin nga kripto në kripto.

Stablecoin më i madh në botë Tether tha ditën e Hënë se asetet e kompanisë u rritën me 5.7 përqind në 86.5 miliardë dollarë në tremujorin e dytë të 2023 ndërsa gjeneroi mëse 1 miliardë dollarë fitim, një rritje kjo me 30 përqind.

Stablecoin janë ato lloje kriptomonedhash të cilat synojnë të ruajnë një vlerë konstante dhe zakonisht mbështeten në asete tradicionale siç është dollari Amerikan.

Tether tha se ka një qarkullim monedhe prej 83.8 miliardë dollarë duke u bërë kështu kriptomonedha e tretë më e madhe në botë sipas të dhënave të CoinGecko.

Raporti i rezervave të Tether, konfirmuar nga kontabilistët e BDO Italia, thotë se asetet u rritën në 86.5 miliardë dollarë përgjatë tre mujorit të dytë përmbyllur më 30 Qershor 2023, një rritje me 5.7 përqind krahasuar me tre mujorin e kaluar.

Tether konsiderohet një çelës kyç në tregtimin e aseteve globale dixhitale, më së shumti në tregtimin nga kripto në kripto.

Autoritetet rregullatorë Amerikane kanë paralajmëruar bankat se rezervat e stablecoin mund të jenë subjekt i ndryshimeve të mëdha. Asetet e Tether në Bonot e Thesarit Amerikan goditën 55.8 miliardë dollarë në fund të muajit Mars, një rritje me 5.2 përqind ndërsa Bonot e huaja në 62.9 milionë dollarë, ost 30 përqind më shumë.

Tether gjithashtu ka 115 milionë dollarë bono korporatave, 3.3 miliardë dollarë metale të çmuara, 1.7 miliardë dollarë bitcoin, 5.5 miliardë dollarë kredi të siguruara dhe 2.4 miliardë dollarë investime të tjera të pa specifikuara.

Veçmas nga raporti i auditit, Tether tha se fitimet e saj për periudhën Prill-Qershor ishin mbi 1 miliardë dollarë, një rritje me 30 përqind krahasuar me tre mujorin e parë të 2023.