Vullkani Marapi, i vendosur në perëndim të ishullit Sumatra të Indonezisë, është riaktivizuar, raporton Anadolu.
Pas riaktivizimit, vullkani Merapi hodhi hi në qiell gjatë shpërthimeve.
Që nga shpërthimi i parë më 3 dhjetor 2023, vullkani ka shpërthyer më shumë se 450 herë dhe banorëve u ndalohet hyrja ose angazhimi në ndonjë aktivitet brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga qendra e shpërthimit.
Në Indonezi, e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, janë aktivë rreth 130 vullkane.





