Ribery pritet të kthehet te Bayerni

Franck Ribery

Sulmuesi i krahut, francezi Franck Ribery mund të rikthehet te skuadra e Bayern Munchenit.

Ribery prej se është larguar nga Fiorentina, po stërvitet me ekipin bavarez dhe drejtuesit e Bayernit po mendojnë t’i ofrojnë atij kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ribery 38-vjeçar është lojtar i lirë, dhe te Bayerni po e shohin si zëvendësim të duhur për francezin tjetër, Kinglsey Comanin që është titullar i padiskutueshëm.

Ribery ka qenë pjesë e Bayernit prej vitit 2007 deri në vitin 2019, kur u largua si lojtar i lirë për t’u transferuar te Fiorentina.

Ai me Bayernin ka fituar 23 trofe në total, përfshirë nëntë herë titullin e kampionit të Gjermanisë. /koha