Rice zgjedh Arsenalin

Mesfushori i West Ham Unitedit, Declan Rice, ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën pas përfundimit të këtij sezoni. “Sky Sports” raporton të martën se Rice ka zgjedhur t’i bashkohet Arsenalit, ekip me të cilin thuhet se parimisht ka arritur marrëveshje.

Bëhet e ditur se Rice tashmë ka njoftuar edhe West Hamin për zgjedhjen e tij dhe Arsenali pritet të bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij këtë verë. Ai për Arsenalin ka refuzuar ofertat nga Newcastle dhe Manchester Unitedi.

Te West Hami janë të vendosur që mos ta lirojnë Ricen pa marrë një ofertë deri në 80 milionë euro.

Rice është kapiten i West Hamit dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë edicion, mesfushori defensiv ka dy gola e 4 asistime në 39 ndeshje të luajtura.