Rikthehet “Champion League” me super-ndeshje

Pas pothuajse dy javë pushim, liga më prestigjioze në futboll rikthehet.

Xhiroja e radhës e Champions League do të zhvillohet nesër me tetë ndeshje shumë interesante, raporton IndeksOnline.

Më fillim nga ora 18:45, Malmö dhe Chelsea do të takohen në kuadër të Grupit H.

Malmö synon të marrë fitorën e parë në këtë kompeticion, ndërsa Chelsea, e cila numëron 2 fitore dhe një humbje, synon të mbajë pozitën e dytë.

Në po të njëjtin orar do të takohen edhe Wolfsbrug dhe RB Salzburg, ndeshje kjo mes të parit dhe të fundit të grupit G.

Gjashtë ndeshje të tjera do të luhën me fillim nga ora 21:00.

Në grupin F, do të përballën Villarreali spanjoll me Young Boys-at zvicërran, ndërsa Atalanta do të jetë përballë Manchester United.

Juventus-Zenit, do të plotësojë ndeshjet e kësaj xhiroje për grupin H.

Ndërsa, Bayern-Benfica, dhe Dyanmo Kyiv-Barcelona, do të kryejnë xhiron e katërt për grupin E.

Sevilla-Lile do të jetë ndeshja e dytë për grupin G.

Tetë ndeshje të tjera do të organizohen të mërkurë, më 3 nëntor.