Rinumërimi i votave vazhdon, KQZ publikon të dhënat e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetori

Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor është në fazën përmbyllëse.

Sipas përditësimit më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri tani janë rinumëruar 91.30 për qind e votave.

Në krye të renditjes vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 2.321 vota, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1.815 vota.

Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 847 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës pozicionohet e katërta me 700 vota./