Me shumë gjasa një pjesë e madhe e këtyre përdoruesve të rinj janë nga Brazili pasi Gjykata Supreme vendosi të bllokojë X.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social, platforma Bluesky zbuloi se në javën e fundit ka shtuar 2 milionë përdorues të rinj, një rritje astronomike duke pasur në konsideratë që ka vetëm 8.4 milionë përdorues aktivë.
Me shumë gjasa një pjesë e madhe e këtyre përdoruesve të rinj janë nga Brazili pasi Gjykata Supreme vendosi të bllokojë X.
Gjykatësi Alexandre de Moraes urdhëroi ofruesit e internetit në vend të bllokojnë X pasi ky i fundit refuzoi të mbyllte disa llogari që gjykata thoshte se përhapin informacione të rreme.
Madje Moares urdhëroi Apple dhe Google të heqin aplikacionin nga dyqanet e tyre respektive në Brazil ndërsa njerëzit që kapen duke përdorur X do të gjobiten me 9,000 dollarë.
Bluesky është një rrjet social i decentralizuar që u themelua dhe financua në 2019-ën nga themeluesi i Twitter Jack Dorsey. Uebsajti u lançua përmes një sistemi ftesash dhe vetëm këtë vit u bë i disponueshëm gjerësisht për publikun.







