Roberto Martinez, trajneri i ri i Portugalisë

Roberto Martinez është trajneri më i ri i kombëtares së Portugalisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kombëtarja në faqen e tyre.

Martinez do të drejtojë portugezët pasi Fernando Santos u shkarkua nga drejtuesit e kombëtares.

Kontrata e Martinezit do të jetë e vlefshme deri në qershor 2026 për Eurot e ardhshme dhe Kupën e Botës me kombëtaren e Portugalisë.

Kujtojmë që spanjolli më parë ka udhëhequr Belgjikën, por pasi në Botëror nuk arritën të kalojnë grupet ai dha dorëheqje.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin zyrtar të Portugalisë.