Roblox vjen në PlayStation më 10 Tetor

Përdoruesit mund të instalojnë Roblox në PS4 dhe PS5 nga data 10 Tetor. Ajo vjen me mbështetjen e plotë për cross-platform, si mobile, PC, VR ose Xbox.

Javën e kaluar u tha se Roblox do të vijë më në fund në PlayStation në Tetor ndërsa sot Sony zbuloi datën e saktë në evenimentin State of Play.

Përdoruesit mund të instalojnë Roblox në PS4 dhe PS5 nga data 10 Tetor. Ajo vjen me mbështetjen e plotë për cross-platform, si mobile, PC, VR ose Xbox.

Sony ka kundërshtuar Roblox në PlayStation prej kohësh duke cituar shqetësime të sigurisë kur 66 milionë përdoruesit aktivë të saj janë të rinj.

Megjithatë qëndrimi i kompanisë u zbut duke ardhur në këtë pikë saqë ta lançojë në konsolat e saj.