Role me gjeldeti e mbushur me spinaq

Kjo është receta për një pjatë të dytë e të shijshme.

Plot shije dhe vlera ushqyese falë përbërësve të shëndetshëm që përmban.

Përbërësit

  • 800 g gjoks gjeldeti
  • 50 g spinaq të ngrirë
  • 30 g thërrime buke
  • 50 djathë
  • 2 vezë
  • 1 thelpi hudhër
  • Kripë dhe piper për shije
  • Majdanoz i freskët për shije
  • Gjysmë qepe
  • 1 karotë
  • 1 kërcell selinoje
  • Vaj për shije
  • 200 ml lëng perimesh
  • 80 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle miell

Përgatitja

Prisni imët hudhrën dhe kuardiseni në një tigan me pak vaj.

Më pas shtoni spinaqin. Vendosni kapakun dhe gatuajeni duke e përzier herë pas here.

Ndërkohë prisni djathin në kubikë.

Në një enë bashkoni spinaqin e gatuar, djathin, vezët, thërrimet e bukës, majdanozin e grirë, kripën dhe piperin.

Përziejeni derisa përbërësit të bashkohen mirë me njëri tjetrin.

Tani prisni në mes gjoksin e gjelit dhe hapeni mirë duke përdorur një çekiç për mishin.

Vendosni mbushjen në qendër të mishit dhe rrotullojeni duke e lidhur disa herë me një file gatimi.

Prisni selinon, karrotën dhe qepën në copa të vogla.

Hidhni pak vaj në një tenxhere, shtoni perimet e grira dhe vendosni rolenë e gjelit të detit. Më pas shtoni qumështin dhe lëngun.

Mbulojeni dhe gatuajeni për një orë e gjysmë.

Pasi të ziejë, lëreni mënjanë gjelin sa të ftohet.

Me një pirun shtypni perimet dhe shtoni miellin duke i përzier mirë.

Pritini mishin në feta dhe shërbejeni me salcën e bërë nga perimet.