Roma mbetet pa Dybalan

Skuadra e Romës ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesorë. Bëhet fjalë për Paulo Dybalan, i cili është dëmtuar në ndeshjen e fundit. Ai ka dëmtuar gjurin në fitoren e Romës 4:1 te Cagliari, por është detyruar të largohet nga fusha në pjesën e parë.

Mediumet italiane, kanë raportuar të hënën se lëndimin e Dybalas ka konfirmuar edhe klubi i Romës.

Mësohet se bazuar në rezultatet e analizave, Dybala do të jetë jashtë fushe të paktën për një muaj.

Në fakt, te Roma po shpresojnë që ai të jetë i gatshëm për derbin kundër Lazios, që do të luhet më 12 nëntor. Megjithatë, Dybala do t’i mungojë Romës në duelin ndaj Interit, të cilin e luan në udhëtim më 29 tetor. 29-vjeçari këtë edicion ka 2 gola e po aq asistime në 6 ndeshje kampionale.