Roma mposhtet me rezultat të thellë nga Bodo/Glimt

Ekipi italian ka pësuar një humbje turpëruese në Ligën e Konferencës.

Roma u mposht nga Bodo/Glimt me rezultat 6-1, shkruan lajmi.net.

Vendasit ishin më kërkues që nga fillimi dhe arritën të kalojnë herët në epërsi me golin e Erik Botheim në min e 8′.

Norvegjezët nuk u ndalën me kaq edhe arritën të shënojnë sërish në min e 20′ përmes Patrick Berg që realizoi për 2-0.

Në vazhdim Roma morri iniciativën e lojës dhe arriti të ngushtojë epërsinë në 1-2 me golin e Carles Perez, me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte një katasrofë e vërtetë për Romën pasi pësuan edhe katër gola të tjerë.

Botheim shënoi golin e dytë përsonal në këtë ndeshje dhe ngriti epërsinë në 3-1 në min e 53′.

Ola Solbakken arriti të shënojë në min e 71′ për 4-1.

Vetëm pak minuta më vonë Amahal Pellegrino realizoi për 5-1 në min e 78′.

Kurse rezultatin final 6-1 e vulosi Botheim në min e 80′ duke kompletuar hat-rikun në këtë takim.

Pas kësaj disfate turpëruese tani Roma bie në vendin e dytë në grupin C me gjashtë pikë, ndërsa Bodo/Glimt është i pari me shtatë pikë.

Në anën tjetër edhe Tottenhami është befasuar nga Vitesse që e mposhti me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Maximilian Wittek në min e 71′.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 18:45 në Ligën e Konferencës. 

Më shumë nga interneti