Roma në flakë, mbyllen shkollat për 48 orë – VIDEO

Zjarri i madh që ka rënë në impiantin kryesor të mbetjeve urbane në qytetin e Romës prej disa orësh ka përfshirë qytetin në një mjegull tymi e ere të rëndë.

Kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri ka firmosur urdhëresën me masa drastike për 48 orët e ardhshme, që vendos mbylljen e shkollave të ciklit të ulët e të mesëm, ndërprerjen e aktivitetin edukativ e didaktik në ambjente të hapura, mbylljen e qëndrave verore publike e private, ndërprerjen e konsumimit të ushqimeve derivate nga kafshët e artikuj vegjetalë të prodhuar në zonat e identifikuara në dokumentacion e urdhëresës, ndalimin e shëtitjes e kullotjes së kafshëve, si dhe rekomandon për banorët të mbajnë dritare të mbyllura në banesa e limitimin e aktiviteteve në natyrë si dhe ato sportive. /oranews