Roma triumfon ndaj Udineses

Roma i është kthyer fitoreve, duke arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Udineses.

“Romakët” triumfuan me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi anglez Tammy Abraham pas një asistimi të Calafiorit.

Abraham me një prekje magjike e dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë fitoren Romës (36′).

Ky gol ishte i mjaftueshëm që Roma të arkëtoi pikët e plota.

Në fakt, skuadra vendase ishte dominante në të gjitha aspektet, me Udineses që për plotë 90 minuta provoi vetëm dy herë në kundërzbritje.

Tani, Roma renditët në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë, tre më pak se lideri Napoli, derisa Udinese zë vendin e 10-të me shtatë sosh.