Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, po vazhdon të thyejë rekorde në secilën garë që është duke marrë pjesë.

Rekordi golashënues i 36-vjeçarit është i pandalshëm dhe ai të martën mbrëma la prapa edhe rekordin e Michel Platini.

Portugalia shënoi tre gola në ndeshjen e parë të fazës grupore të ‘Euro 2020’ kundër Hungarisë në kuadër të Grupit F.

Dhe natyrisht që në listën e golashënuesve nuk mund të mungonte superylli, Cristiano Ronaldo, i cili tashmë numëron 11 gola në Kampionatet Evropiane.

CR7 i shënoi dy nga golat e portugezëve dhe kështu la prapa legjendën franceze, i cili i kishte shënuar nëntë gola në Kampionatin Evropian të vitit 1984.