Ronaldo largohet nga Real Madrid, ja çfarë ka vendosur Neymar

Real Madrid ka identifikuar pasardhësin e Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Real Madrid. Sulmuesi portugez është pranë transferimit në Juventus.

Por, vendimi i tij për largim nga klubi ka sjellë një lajm të ri nga Neymar.

“Marca” shkruan se Neymar ka shfaqur gatishmëri për zëvendësimin e Ronaldos te skuadra nga Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain do të jetë objektivi kryesor i “Los Blancos”, në rast të konfirmimit të shitjes së Ronaldos në Juventus. /Lajmi.net/