Ronaldo: Më vjen keq që nuk erdha më herët tek Al Nassr

Futbollisti portugez dhe lojtari i Al Nassr, Cristiano Ronaldo tha se është penduar që nuk erdhi më herët në klubin saudit.

Ronaldo u transferua nga Manchester United te Al Nassr në fund të vitit të kaluar dhe deri më tani ka shënuar 40 gola.

Hera e fundit kur shënoi ishte së fundmi në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Arabisë Saudite kundër Al Shabaab.

“Jam shumë i lumtur që luaj për Al Nasr dhe mezi pres të vazhdoj të luaj për këtë klub të madh”, tha Ronaldo, njofton Sportklub, përcjell lajmi.net.

“Më vjen shumë keq që nuk kam ardhur më herët, por tani jam këtu dhe do të mundohem ta ndihmoj skuadrën të arrijë suksese”, shtoi ai.