Cristiano Ronaldo thotë se nuk i vjen keq për komentet e pasi Real Madridit fitoi Ligën e Kampionëve, me të cilat ai vuri në dyshim të ardhmen e tij në klub.
Futbollisti portugez ndihmoi Realin në triumfin e tretë të Ligës së Kampionëve, kur ai i tha BeIN Sports Spain, se do të zbulojë planet e tij për të ardhmen “në ditët e ardhshme”.
Ronaldo gjithashtu foli për kohën e tij në Bernabeu, duke thënë se ishte bukur në Real Madrid.
Ai pranoi se koha e komenteve të tij mund të ketë qenë më e mirë, por këmbëngul se nuk pendohet për atë që ka thënë.
“Kam folur kur nuk është dashur, por diçka do të ndodhë. Nuk ishte koha e duhur, por isha i ndershëm. Unë nuk flas shumë, por kur flas, flas. Natyrisht kam diçka për të thënë, por nuk ishte koha e duhur, edhe pse nuk u pendova. Brenda javës do të them diçka, sepse tifozët gjithmonë më kanë mbështetur dhe janë në zemrën time”, u shpreh Ronaldo.