Ronaldo sot mbërrin në Torino, nesër zyrtarisht nis aventurën te Juventusi

Cristiano Ronaldo do të mbërrij sot në Torino, ndërsa nesër edhe zyrtarisht fillon epoka e tij te Juventus.

Ylli portugez këtë verë nënshkroi për ‘Bianconerët’ në një marrëveshje prej 100 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori për moshën e tij.

33 vjeçari sipas medieve në Itali, sot do të mbërrij në Torino, ndërsa nesër do të fillojë të stërvitet për sezonin e ri.

Pjesa më e madhe skuadrës së Juventusit ndodhet në Amerikë ku po luajnë në turneun ‘International Champions Cup’, por në Itali për stërvitje ndodhen Dybala, Cuadrado, Costa, Higuain dhe Bentancur. Këtij grupi nga nesër do t’iu bashkohet edhe Cristiano Ronaldo.

Matuidi, Mandzukic dhe Pjaca do të rikthehen më vonë në stërvitje, pasi Franca dhe Kroacia luajtën në finale të Kupës së Botës në Rusi.