Wayne Rooney beson se sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.
Ylli i Evertonit mendon se bashkëkombësi i tij do të kërkojë transferimin te një klub më i madh, pas interesimit për transferimin e tij nga Real Madrid.
“Për momentin, ai është mbase sulmuesin më i mirë në Evropë. Problemi që Tottenham do ta ketë është se motivi i tij janë golat, ama motivimi i tij do të ndryshojë nga gola në trofe. Dhe nëse Tottenham nuk fiton trofe vitin e ardhshëm apo në dy vitet e ardhshëm, atëherë ai do të kërkojë të fitojë trofe diku tjetër”, ka thënë Rooney për Sky Sports.