ROSU arreston liderin e tifozëve të Partizanit të Beogradit

Tifozi i ekipit të njohur serb është në mesin e të arrestuarve sot nga forcat speciale të policisë së Kosovës.

Një prej katër serbëve të arrestuar sot në mëngjes gjatë aksionit të ROSU-së në veri të Mitrovicës është Marko Rosiq, një prej liderëve të tifozëve të Partizanit të Beogradit.Policia e Kosovës ndërkohë ka konfirmuar për lajmi.net se aksioni ka të bëjë me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Portali serb “Telegraf” raporton se tifozi i ekipit të njohur serb është në mesin e të arrestuarve sot nga forcat speciale të policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.Së bashku me të janë arrestuar edhe Nedeljko Spasojeviq, Dragisa Markoviq dhe Sasa Çurçiq.