Ballina Sport Futboll Rrahmani starton ndaj Cremoneses

Rrahmani starton ndaj Cremoneses

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani edhe zyrtarisht kthehet në fushë këtë javë kur do të paraqitet te Napoli në ndeshjen e radhës në Serie A.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të martën se Rrahmani do të jetë titullar te Napoli në duelin kundër Cremoneses, i cili luhet të premten mbrëma në kuadër të xhiros së 34-të.

Thuhet se trajneri Antonio Conte, tashmë ka vendosur për ta inkuadruar Rrahmanin prej minutës së parë pasi ka marrë lejen edhe nga stafi mjekësor se mbrojtësi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Rrahmani ishte i ftuar te Napoli edhe kundër Napolit vikendin e shkuar, por nuk u aktivizua në humbjen 2:0 edhe pse ishte ngritur nga trajneri Conte për t’u ngrohur.

Ai nuk ka luajtur në tetë ndeshjet e fundit kampionale te Napoli për shkak të lëndimit që e pësoi më datën 15 shkurt kundër Romës.

Rrahmani në sezonin aktual ka 22 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në Serie A.