Fjala KOMB është përdorur nga rilindasit në periudhën osmane dhe ka origjinë nga gjuha arabe “قوم” (kaum), e cila përdoret në Kur’an për shprehje si: Kaum Ibrahim, Kaum Nuh…etj.
Kështu do ta shënonte gjuhëtari i madh Kostandin Kristoforidhi (1827-1895) i cili do të pohonte se këtë term e ka përdorur edhe Sami Frashëri.
KOMB– Në turqisht shqiptohet dhe shkruhet kavim. Në gegënisht, forma kom është rezultat i kontraksionit, i cili është bërë për të shmangur hiatin dhe ka shumë mundësi të jetë huazuar direkt nga arabishtja kaum (قَوْم). Në toskë, ka ndodhur një zhvillim idiomatik i fjalës, ku është shtuar një b si një shtesë fonetike sekondare për ortopei (një ndihmë fonetike që ndihmon në përshtatjen e tingujve të fjalës). Ky fenomen është më i dukshëm në dialektin tosk, ku mbizotëron bilabjali m, në vend që të kishte një proces asimilimi të tingullit n si në gegë.
Për këtë fjalë, më shumë se 40 vjet më parë, ka pasur polemika në shtypin shqiptar mes shkrimtarëve të Jugut dhe gjuhëtarit M. Logoreci. Ky i fundit argumentonte dhe mbante qëndrimin se b në fund të fjalës ishte një shtesë e panevojshme dhe që nuk duhet të ekzistonte, duke u bazuar në faktin që shumica e popullsisë e shqiptonte fjalën pa b, dhe se në gjuhët e tjera qëndrore (që ishin “uhazuese”) ky tingull nuk ekzistonte.
Fjala në turko-arabisht përbëhet nga tri shkronja: kaf (ق), vav (و), dhe mim (م), sipas Matijas, i cili ka pasur të drejtë në këtë aspekt.
Hoxhë Vladimir Kera