Rreth një orë pritje për të dalë nga Merdari

Pritjet e gjata të fundjavës për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar janë shkurtuar dukshëm me fillimin e javës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në të dhënat e publikuara të hënën ka bërë të ditur se udhëtarët po presin rreth një orë për të dalë nga Kosova.

Kolona e veturave që po presin për të dalë nga Merdari është 1200 metra.

Në pikat tjera ka pritje 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe në dalje.