Rreziku nga Tik Tok, dy hetime të hapura në Europë

Aplikacioni Tik Tok prej kohësh është në qendër të vëmendjes dhe aktualisht është pjesë e dy hetimeve në Europë.

Njëri lidhet me një shkelje të mundshme të rregulloreve për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, tjetri me një transferim të diskutueshëm të të dhënave personale të përdoruesve në Kinë.

Ky aplikacion, i cili është shumë i pëlqyer nga të rinjtë, po dënohet gjithnjë e më shumë, veçanërisht në Gjermani dhe Francë, për ndikimin e keq që ka, sidomos tek të rinjtë.

Aplikacioni ka ngjallur shqetësime edhe në SHBA ku është ndaluar në administratën e rreth 20 shteteve.