Rrëzohet helikoteri në Gjermani, vdes gruaja më e pasur ruse

Një nga gratë më të pasura në Rusi, bashkëpronarja e S7 Group,  Natalia Fileva ishte mes viktimave të aksidentit ajror të së dielës në Gjermani.

Bëhet me dije se 55-vjeçarja ishte në bordin e helikopterit  Epic LT që u rrëzua në një fushë pasi iu afrua aeroportit të Egelsbach.

Në helikopter ndodheshin tre njerëz, piloti me origjinë franceze dhe dy pasagjerët rusë.

Autoritetet gjermane po hetojnë shkakun e aksidentit.

Policia tha se aeroplani me gjashtë vende u ngrit për fluturim në Francë dhe po udhëtonte drejt qytetit Egelsbach të Gjermanisë qendrore kur u rrëzua dhe u dogj në një fushë të dielën pasdite pranë Erzhausenit, 10 kilometra në jug të Frankfurtit.