Rrite VLERËN tënde duke zhvilluar AFTËSITË, dhe zgjeruar NJOHURITË
Përmirësimi i vazhdueshëm i vetes garanton sukses, si dhe rritë mundësitë në jetën tënde private dhe profesionale
Aftësitë nënkuptojnë zhvillimin e kapaciteteve dhe të kompetencave, përdorimi i të cilave garanton ngritje dhe sukses
Aftësitë e zhvilluara të bëjnë më atraktiv në tregun e punës dhe të biznesit, sepse në fund secili dëshiron të punojë me njerëz të aftë dhe kompetent. Bile edhe familjarët do t’ju duan më shumë kur keni aftësi të theksuara.
Zgjerimi i njohurive nënkupton të mësosh gjëra të reja dhe informacione tjera, përmes arsimit, përvojës, dhe mësimeve nga jeta. P.sh. mësimi i gjuhëve të huaja (trendi i kohës), studimi i shkencës dhe teknologjisë, kuptimi i lëvizjeve dhe trendëve të industrisë së caktuar, etj.
Zhvillimi i aftësive dhe njohurive ndikon në rritjen e vetëbesimit tënd dhe të bën njeri me ndikim, si në mjedisin profesional ashtu edhe në atë personal.
Rriti aftësitë dhe njohuritë në vazhdimësi, dhe harroj plotësisht justifikimet për mos sukses.
Vehbi Zeqiri








