Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 73,054 numri i viktimave në Gaza

Rritet në 73,054 numri i viktimave në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës izraelite në tetor 2023 ka arritur në 73,054, ndërsa 173,480 persona janë plagosur.

Sipas autoriteteve shëndetësore, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në tetor 2025, të paktën 1,041 persona janë vrarë dhe 3,372 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, ushtria izraelite bëri të ditur se forcat e saj kanë vrarë tre policë palestinezë në Rripin e Gazës. Ministria e Brendshme në Gaza e dënoi incidentin, duke deklaruar se vrasja e tre efektivëve pasqyron “këmbënguljen e Izraelit për të përhapur kaos në Gaza”. /mesazhi