Në mënyrë të konsiderueshme më shumë burra dhe gra në Poloni dëshirojnë t’i bashkohen ushtrisë pas pushtimit rus të Ukrainës, sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes në Varshavë.
“Në javën e fundit të shkurtit, 2200 persona aplikuan për të shërbyer në forcat e armatosura”, njoftoi sot ministria.
Më herët, ka patur rreth 400 aplikantë në javë. Gjithashtu, është rritur edhe interesimi për Forcën e Mbrojtjes Territoriale (WOT), vullnetarët e së cilës stërviten një fundjavë në muaj.
Polonia ndan një kufi prej mbi 500 kilometrash me Ukrainën dhe aktualisht po pranon qindra mijëra refugjatë nga vendi fqinj. /atsh





