Rritet numri i të vdekurve në qendrën e emigrantëve në Libi

Është rritur në 53 numri i të vdekurve në sulmin e avionëve të forcave të Khalifa Haftarit ndaj një qendre të emigrantëve të parregullt në lindje të kryeqytetit të Libisë, Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare të OKB-së deklaroi se në sulmin e natës së 2 korrikut në rajonin Tajoura në lindje të Tripolit, kanë humbur jetën 53 persona nga të cilët 6 ndërsa janë plagosur 130 të tjerë.

“Një nga dy raketat e hedhura në sulmin ajror ka rënë në një garazhë të zbrazët, ndërsa tjetra goditi hangarin ku qëndronin rreth 120 emigrantë të parregullt”, thuhet në deklaratën ku shtohet se ndaj emigrantëve që janë përpjekur të largohen nga qendra pas sulmit është hapur zjarr edhe nga rojet e sigurisë.

Në qendrën e cila ndodhet në Tajoura pa dëshirën e tyre mbahen mbi 600 emigrantë të parregullt, përfshirë fëmijë dhe gra. Gjithashtu bëhet e ditur në qendër mbahen ende rreth 500 persona edhe pas sulmit.

Në deklaratë shpehen shqetësime për sigurinë e rreth 3.800 emigrantëve të parregullt që mbahen nëpër qendra të afërta me rajonet e konflikteve në Tripoli dhe zonat përreth tij. “Kjo ngjarje e tmerrshme tregon se të gjithë individët janë në rrezik në çdo kohë, ndërkohë që mbahen jashtë dëshirës së tyre në këto qendra dhe se kategorikisht nuk janë në gjendje të ofrojnë sigurinë e tyre”, qëndron në deklaratë.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet tha se mund të përbëjë “krim lufte” sulmi ajror i ndërmarrë në qendrën ku qëndrojnë emigrantët në rajonin Tajoura.

Bachelet gjithashtu përsëriti thirrjen për mbylljen e të gjitha qendrave ku mbahen emigrantët e parregullt në Libi.