Rrustem Mustafa – Remi, ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka marrë ftesë për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale.

Ish-deputeti i PDK-së për teve1.info ka konfirmuar se javën tjetër do të udhëtojë drejt Hagës së Holandës për t’iu përgjigjur thirrjes.

“Po, e vërtetë. Kam pranuar një ftesë dhe do ta paraqitem”, është shprehur ai.

Remi më parë ka dhënë një dëshmi pranë Gjykatës Speciale më 14 janar 2019, ku ishte ftuar për intervistim.