Rrustem Mustafa (Remi) intervistohet sot nga Specialja

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) do të intervistohet sot nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara me lokacion në Hagë. Remi u nis për në Holandë ditën e djeshme përderisa edhe deklaroi se në Hagë ai do të mbrohet pikërisht nga UÇK-ja, shkruan Indeksonline. Tutje ai deklaroi poashtu se ndjehet i pafajshëm dhe se po i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale për pretendimet e bëra nga Dick Marty. Përpos Remit gjatë ditës së djeshme për në Hagë u nis edhe ish-Komandanti tjetër i UÇK-së, Sami Lushtaku. Lushtaku parashihet që të intervistohet dy ditë pas Remit, saktësisht me datën 16.