RTX 4060 mund të jetë deri në 20 përqind më e shpejtë sesa RTX 3060

Nvidia do të shesë këtë kartë grafike për 299 dollarë kundrejt AMD RX 7600 që është rivali kryesor prej 270 dollarë.

Disa testime të kartës grafike Nvidia RTX 4060 janë publikuar pak ditë përpara se të dalë në shitje me 29 Qershor.

Kryer në Geekbench 6, testimi i parë është bërë duke përdorur Vulkan API ndërsa i dyti duke përdorur OpenCL.

RTX 4060 është afro 20 përqind më e shpejtë sesa RTX 3060 në këto testime. Në maj të këtij viti Nvidia zbuloi planet për lançimin e një modeli RTX 4060 8GB në Korrik.

Megjithatë kompania pak ditë më parë konfirmoi lançimin zyrtar më 29 Qershor. Me 99,419 pikë në Vulkan API (testimi që tregon performancën që mund të presim në video lojëra) RTX 4060 ka një diferencë të ngushtë me RX 7600, kartën grafike buxhetore lançuar nga AMD, e cila shënon 95,147 pikë.

Nvidia do të shesë këtë kartë grafike për 299 dollarë kundrejt AMD RX 7600 që është rivali kryesor prej 270 dollarë.

Specifikat e RTX 4060 janë 3072 bërthama CUDA me 24MB L2 cache dhe memorie prej 8GB GDDR6 me gjerësi bande prej 128-bit dhe shpejtësi prej 17Gbps