Ruhani: Sanksionet amerikane do të hiqen së shpejti

Hasan Ruhani

Presidenti iranian Hasan Ruhani mori pjesë me videkonferencë në ceremoninë e përurimit të projekteve tregtare në rajone të ndryshme të vendit. Në fjalën e tij përshëndetëse Ruhani vlerësoi edhe sanksionet amerikane ndaj vendit të tij.

Ruhani ka theksuar se zyrtarët e Departamentit amerikan të Thesarit kanë deklaruar se janë të gatshëm të heqin sanksionet e Covid-19 dhe administrata e re në Uashington beson se pas disa muajsh duhet t’i lërë mënjanë sanksionet.

“Administrata e re amerikane e ka thënë shpesh që sanksionet janë të gabuara. Sanksionet do të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur dhe kapitali i huaj do të rrjedhë drejt Iranit”, tha presidenti Ruhani. /trt