Protesta masive janë zhvilluar në Rusi kundër planeve të qeverisë për kufizime në përdorimin e internetit.
Qeveria pretendon se nisma, e cila lejon izolimin e shërbimit rus të internetit nga pjesa tjetër e botës, do të përmirësojë sigurinë kibernetike por rusët e shohin thjesht si përpjekjen e radhës për të forcuar censurën e për t’i mbyllur sa më shumë kontaktet e rusëve me perëndimin dhe Amerikën, si dhe bllokon qasjen ndaj informacionit.
“Duart larg nga internet” dhe “jo izolimit” ishin disa prej sloganëve të përsëritur nga protestuesit në tubim.
Opozita në Moskë, tha se pati disa të arrestuar, por policia ruse nuk e konfirmoi një gjë të tillë. Një votim i dytë mbi projektligjin pritet më vonë gjatë muajit, dhe nëse ai kalon në Parlament, nuk i nevojitet veçse firma e presidentit Vladimir Putin, i cili është dhe iniciatori i ligjit. /Opinion.al


