Rusia bllokon zgjatjen e mandatit të misionit monitorues të OSBE-së në Ukrainë

Rusia është kritikuar për bllokimin e zgjatjes së mandatit të misionit monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainë.

“Është për të ardhur keq që Federata Ruse ka bllokuar konsensusin për zgjatjen e mandatit të Misionit Special të Monitorimit në Ukrainë. Është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme, por mendoj se nuk është e befasueshme”, tha ambasadori i SHBA-së në OSBE duke kritikuar Rusinë.

Ambasadori britanik Neil Bush tha se qeveria ruse i frikësohet raportimit të paanshëm dhe të bazuar në fakte.

OSBE-ja, deri vonë kishte rreth 500 vëzhgues të paarmatosur të stacionuar në Ukrainë, kryesisht në lindje të vendit. Ata kishin respektuar armëpushimin midis njësive ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, por u tërhoqën pasi filloi pushtimi rus. /atsh