Rusia do të ndalojë përkohësisht shitjet e aseteve të bizneseve të huaja

MOSCOW, RUSSIA - MARCH 1, 2022: Russia's Prime Minister Mikhail Mishustin during a video conference meeting on improving Russia's economic resilience at the House of the Russian Government. Alexander Astafyev/POOL/TASS (Photo by Alexander AstafyevTASS via Getty Images)

Kryeministri Mishustin tha se vendimet e sipërmarrësve të huaj nuk bazohen në faktorë ekonomik, por në “presionin politik” mes sanksioneve të vendit

Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, ka deklaruar se vendi i tij planifikon të ndalojë përkohësisht bizneset e huaja që të tërheqin asetet ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se vendimet e sipërmarrësve të huaj nuk bazohen në faktorë ekonomik, por në “presionin politik” mes sanksioneve të vendit, kryeministri Mishustin tha se, “Është hartuar një dekret presidencial për vendosjen e kufizimeve të përkohshme për tërheqje të aseteve ruse në një veprim për t’i ofruar biznesit një mundësi për të marrë vendime të balancuara”.

Siç raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, kryeministri Mishustin theksoi se investitorët e huaj në Rusi pritet të vazhdojnë të punojnë në vend.

“Kam besim se presioni i sanksioneve përfundimisht do të ulet dhe ata që do të fitojnë do të jenë ata që zgjedhin të mos anulojnë projektet e tyre në këtë vend ose të dorëzohen para sloganeve të politikanëve të huaj”, tha ai.

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës të enjten e kaluar, Moska është pritur me dënime nga komuniteti ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian (BE), Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA që po zbatojnë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Të hënën, rubla ruse u tregtua me 111,52 ndaj dollarit, pas çka ra për 40 për qind në 118,6 ndaj dollarit, duke shënuar një rekord të ri të ulët. /aa