Rusia ka dërguar 63.000 ushtarakë për të luftuar në Siri

Rusia ka zbuluar shtrirjen e përfshirjes së saj ushtarake në luftën në Siri.

Në një video të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se më shumë se 63.000 ushtarakë rusë janë dërguar në Siri që nga shtatori i vitit 2015.

Forca ajrore ruse ndërkohë kanë realizuar 39.000 sulme ajrore, duke shkatërruar 121.466 “objektiva terroriste” dhe duke vrarë më shumë se 86,000 “militantë”, thuhet në video.

Nuk u përmend asnjë viktimë ushtarake ruse ose viktimë civile siriane.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se të paktën 7.928 civilë dhe 10.069 luftëtarë janë vrarë në sulmet ajrore ruse.

Videoja e Ministrisë së Mbrojtjes ruse tha gjithashtu se forcat ruse kishin testuar 231 lloje armësh në Siri, duke përfshirë avionët, sistemet sipërfaqësore në ajër dhe raketat e lundrimit.

Forcat ruse kanë luajtur një rol kyç në konsolidimin e pozitës së aleatit të tyre, presidentit sirian Bashar al-Assad, gjatë tre viteve të fundit, sipas BBC.

Konflikti është përhapur në favor të tij, me forcat rebele duke u shpërndarë në shumë pjesë të vendit, së fundi në rajonin Ghouta Lindore pranë Damaskut dhe në provincat jugperëndimore të Deraa dhe Quneitra.

Forcat pro-qeveritare janë duke u përgatitur për të nisur sulmin ndaj ‘kështjellës së fundit të madhe rebele’, krahinës veri-perëndimore të Idlibit, ku jetojnë dy milionë njerëz.

Zyrtarët në Moskë kanë theksuar se sulmet ajrore të Rusisë synojnë vetëm “terroristët”, por aktivistët kanë thënë se ata goditen kryesisht në luftëtarët e rebelëve dhe civilët e zakonshëm.