Rusia teston sistemin e ri raketor kundër nëndetëseve në Detin e Japonisë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se është testuar me sukses në Detin e Japonisë një sistem i ri raketor anti-nëndetëse.

Ndërsa marrëdhëniet Rusi-Japoni hynë në një periudhë të tensionuar pas sanksioneve të vendosura për shkak të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, nga Moska erdhi një lëvizje që shkakton rritjen e tensionit në rajon.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se versioni i fundit i një sistemi raketor anti-nëndetëse është testuar me sukses në Detin e Japonisë.

U vu re se raketa e lëshuar me sistemin “Otvet” nga një luftanije e tipit Corvette në flotën ruse të Paqësorit, goditi me saktësi objektivin e përcaktuar nënujor.

Hapi i Moskës u interpretua si një kërcënim (sfidë) për Japoninë dhe aleatin e saj më të madh në rajonin e Paqësorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Raketat e lëshuara me sistemin “Otvet”, i cili ka një rreze qitje deri në 50 kilometra, mund të godasin objektivat 800 metra nën det. /trt