Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Ukraina ka kryer sulme ndaj zonave të ndryshme në territoret ruse me dhjetëra mjete ajrore pa pilot (dronë), transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se nga Ukraina janë kryer sulme me 68 dronë, përfshirë 25 në Bryansk, 17 në Krime, 11 në Krasnodar, 10 në Smolensk, 2 në Tver si dhe me nga 1 në rajonet Rostov, Kursk dhe Kaluga.
Më tej theksohet se të gjithë dronët e përdorur në sulme u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.






