Ukrainë: Vdes në një sulm ajror biznesmeni i njohur që merrej me tregtinë e drithit – VIDEO

Oleksiy Vadatursky

Në sulm e ka humbur Aleksey Vadaturskiy, i njohur për kontributet e tij në sektorin bujqësor, tha guvernatori i rajonit Mykolaiv

Aleksey Vadaturskiy, një nga biznesmenët e shquar të Ukrainës dhe tregtar i drithit, ka humbur jetën në një sulm ajror në rajonin Mykolaiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Mykolaiv-it, Vitaliy Kim, tha në një deklaratë me shkrim se Mykolaivi humbi “një hero” në sulmin ajror në rajon.

Duke ndarë informacionin se jetën në sulm e ka humbur Vadaturskiy, i njohur për kontributet e tij në sektorin bujqësor, Kim vuri në dukje se gruaja e Vadaturskiy-t Raisa Vadaturska gjithashtu nuk i ka mbijetuar sulmit.

Vadaturskiy, një nga biznesmenët më të pasur në Ukrainë dhe veçanërisht i njohur për aktivitetet e tij në eksportin e drithrave, ishte gjithashtu fitues i dekoratës shtetërore “Hero i Ukrainës”. /aa