Salah i jep fitoren Egjiptit, çon në maksimum gjasat për kualifikim

Kupa e Afrikës po vazhdon me ndeshjet interesante.

Në kuadër të Grupit D, Egjipti ka marrë një fitore të madhe përballë Guinea Bissau, shkruan lajmi.net.

Kombëtarja e Egjiptit ka shënuar fitore minimale 0:1, me një gol të shënuar nga Mohamed Salah.Ylli i Liverpool vulosi fatin e këtij takimi me golin e shënuar në minutën e 69’.

Për golin e Salah asistuesin bëri El Solia.Guinea barazoi me anë të Balde, por VAR anuloi golin për një ndërhyrje të palejuar.

Fitorja e sotme me golin e Salah çon në maksimum gjasat e Egjiptit për një kualifikim tutje.

Egjipti tashmë shkon në kuotën e tri pikëve për pozitën e dytë, kurse Guinea mbetet me një pikë. Nigeria është lidere e grupit D, me gjashtë pikë.