Risia më e fundit softuerike është me interes fetaro-teknologjik. Ajo ka të bëjë me besimtarët myslimanë dhe vlerat islamike.
Një kompani në Malajzi ka krijuar programin e quajtur Salam Web, për të ofruar qasje në internet bazuar mbi vlerat e Islamit.
Aplikacioni përmban shfletues (browser), mesazhe, lajme, widgets dhe mundësi tjera për ymetin, transmeton Klan Kosova.
Qëllimi i kompanisë është të tërheqë 10 për qind të 1.8 miliardë myslimanëve në botë.
E veçanta e Salam Web është se nuk do t’i lejojë faqet haram të internetit që përmbajnë lojëra bixhozi dhe përmbajtje pornografike.