Samir Ujkani: Treguam se kemi ekip, e jo vetëm talenta

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka foluar pas humbjes së Kosovës kundër Kroacisë.

Ai ka thënë se Kosova tregoi se ka ekip e jo vetëm talenta.

“Ka qenë ndeshje mirë e organizuar nga ne, kemi qenë kompakt. Te goli nuk kemi qenë të koncentruar por ndodhi. Kemi luajtur me ekip që ka top lojtar, kemi tregu se jemie dhe ekip jo vetëm talenta. Duhet me punu hala ma shumë, duhet të përimirësohen disa gjëra dhe kjo është rruga e mbarë”, ka thënë ai.

“ Është pak problem sepse e kemi udhëtimin, rikuperimi, kundër Finlandës është sikur finalja jonë. Do ta japim maksimumin dhe shpresojmë në fitore”, deklaroi Samir Ujkani.