Samiti Botëror i Qeverive 2026 filloi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) të martën nën temën “Formësimi i Qeverive të së Ardhmes”, duke shënuar pjesëmarrjen më të madhe ndërkombëtare në historinë e këtij eventi, transmeton Anadolu.
Samiti tre-ditor, që do të zhvillohet midis 3 dhe 5 shkurtit, bashkon më shumë se 6.250 vendimmarrës dhe ekspertë, duke përfshirë mbi 60 krerë shtetesh dhe qeverish dhe zëvendësit e tyre, më shumë se 500 ministra dhe përfaqësues nga mbi 150 qeveri, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM.
Kjo shënon pjesëmarrjen më të madhe të lidershipit në këtë event deri më sot që nga themelimi i tij në vitin 2013.
Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë trendet globale, të adresojnë sfidat globale dhe të eksplorojnë rolin e qeverive në formësimin e zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit.
Edicioni i këtij viti do të përfshijë çmime në katër kategori: Çmimin e Ministrit më të Mirë, Çmimin Global të Qeverisë më të Reformuar, Çmimin Ndërkombëtar të Praktikave më të Mira të Dubait për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Çmimin Global të Mësuesit.



