Samsung dhe Google bashkëpunojnë për të sjellë modelin AI Gemini në Galaxy S24

Çipi Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3 mund të kryejë operacione AI në pajisje. Për krahasim, çipi Snapdragon 8 Gen 3 është më pranë çipit të Apple A17 Pro në aspektin e performancës.

Samsung prezantoi ditën e djeshme linjën Galaxy S24 duke sjell opsione të reja. Samsung ndoqi hapat e Apple duke aplikuar materiale si titanin për flagshipët e fundit.

Megjithatë kompania ka hedhur një hap të madh në inteligjencën artificiale duke e integruar në sistemin operativ.

Gjiganti Koreano-Jugor bashkëpunoi me Google për të sjellë Gemini AI në seritë Galaxy S24. Google ka detajuar sesi Samsung do të përfitojë nga tre modelet AI Gemini Pro, Gemini Ultra dhe Gemini Nano.

Gemini Pro do të fuqizojë aplikacionet Voice Recorder, Notes dhe Keyboard të Samsung. Gemini Nano do të aplikohet në Google Messages duke mbështetur funksionalitetet si Magic Compose.

Ajo që vlen të theksohet është se inteligjenca artificiale e integruar në pajisje nuk ka nevojë për një lidhje interneti dhe veprimet kryhen në telefon.

Së fundi Galaxy S24 do të përfitojë nga avantazhet e Gemini Ultra që do të bëhet i disponueshëm për zhvilluesit në fund të vitit.

Çipi Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3 mund të kryejë operacione AI në pajisje. Për krahasim, çipi Snapdragon 8 Gen 3 është më pranë çipit të Apple A17 Pro në aspektin e performancës.

Ndërsa efikasiteti dhe optimizimet janë një histori tjetër, ky procesor i Qualcomm është i aftë të kryejë operacione direkt në pajisje.