Samsung është prodhuesi më i madh në botë i tabletëve Android

Lista e pesë prodhuesve më të mëdhenj vijon me Huawei me 2 milionë tabletë të shitura, Lenovo me 1.9 milionë tabletë të shitur dhe Amazon me 1.4 milionë tabletë të shitur.

Samsung është prodhuesi i dytë më i madh në botë i tabletëve pas Apple dhe i pari në sferën Android. Tre mujori i parë i 2023 pati një rënie të shitjeve të tabletëve krahasuar me një vit më parë, por ato mbeten të konsiderueshme duke treguar se konsumatorët janë ende në kërkim të një pajisje të tillë.

Sipas të dhënave të IDC, gjiganti Korean i teknologjisë shiti 7.1 milionë tabletë në tre mujorin e parë të vitit. Është një rënie e madhe krahasuar me një vit më parë. Apple nga ana tjetër shiti 10.8 milionë njësi në tre mujorin e parë duke shënuar rënie gjithashtu.

Lista e pesë prodhuesve më të mëdhenj vijon me Huawei me 2 milionë tabletë të shitura, Lenovo me 1.9 milionë tabletë të shitur dhe Amazon me 1.4 milionë tabletë të shitur.

Lajmi i mirë për tregun e tabletëve është se Oppo, Realme, Vivo, OnePlus dhe Google po vinë me tabletët e tyre. Kjo do të thotë se Samsung e pret një konkurrencë më e fortë por gjithashtu mund të shohim tabletët që bëhen pajisje akoma edhe më të fuqishme.