Samsung ka njoftuar se do të nisë këtë muaj prodhimin masiv të chipsetit të ri Exynos 2600, i pari i bazuar në teknologjinë 2nm GAA (Gate-All-Around).
Ky chipset do të përdoret në serinë Galaxy S26, përfshirë modelin flagship Galaxy S26 Ultra. Exynos 2600 vjen me elementin e ri Heat Pass Block, i cili ndihmon në largimin më efikas të nxehtësisë nga çipi.
Testimet fillestare në Geekbench tregojnë performancë premtuese, ndërsa GPU-ja Xclipse 960 mund të tejkalojë performancën e Qualcomm Snapdragon 8 Elite Gen 5.
Suksesi i këtij çipi pritet të ndikojë edhe në biznesin e fabrikimit të Samsung, duke tërhequr porosi nga kompani si Nintendo dhe Tesla.
Analistët parashikojnë se divizioni i Samsung Device Solutions mund të regjistrojë një fitim operativ prej rreth 3.6 miliardë dollarë në tremujorin e tretë.








