Samsung po punon për Galaxy Watch

Ka thashetheme që Samsung po punon për një linjë të re orësh që do të marrë emrin Galaxy.

Mendohet se emri Galaxy është zgjedhur për faktin se është më i njohur nga linja e celularëve të markës.

Zakonisht, Samsung i prezanton aksesorët e dorës në fund të gushtit dhe deri atëherë do të ketë shumë thashetheme të tjera mbi orën e re.

Samsung sjell versionin e ngjyrës Sunrise Gold për smartphone Galaxy S9 dhe S9+, që doli në shkurt të këtij viti me ngjyrë të zezë mesnate, blu koralor dhe purpurtë jargavani.

“Njerëzit duan të shprehin stilin dhe personalitetin e tyre përmes teknologjisë dhe ngjyrës dhe këta smartfonë janë një pjesë e madhe e këtij personalizimi. Versionet e reja zgjerojnë ofrimin e ngjyrave të Galaxy S9 dhe S9+ me stile të gjalla që përqafojnë një ndjenjë moderne dhe klasike ” tha Younghee Lee, Zëvendës Presidente Ekzekutive pranë Samsung Electronics.

Versioni Sunrise Gold për Galaxy S9 dhe S9+ është pajisja e parë e Samsung me një shkëlqim të hollë saten, i cili e mbështjell smarfonin me një shkëlqim të qetë dhe të ndezur.