Samsung prezanton modalitetin SeeColors në linjën e televizorëve dhe monitorëve të vitit 2023, për të përmirësuar përvojën e përdoruesve me deficencë kundrejtë ngjyrave

Modaliteti SeeColors ofron nëntë paracaktime fotografish në mënyrë që përdoruesit të mund të zgjedhin opsionin që është më i përshtatshëm për ta.

Samsung Electronics prezantoi risinë e modalitetit SeeColors në linjën e tij të televizorëve dhe monitorëve të vitit 2023[1]. Funksioni i aksesueshmërisë i shtuar rishtazi ofron cilësime të ndryshme të ngjyrave bazuar në shkallët dhe llojet e deficencës kundrejtë ngjyrave,[2] duke ofruar një përvojë të përmirësuar shikimi.

Modaliteti SeeColors ofron nëntë paracaktime fotografish në mënyrë që përdoruesit të mund të zgjedhin opsionin që është më i përshtatshëm për ta. Kjo veçori rregullon nivelet e ngjyrave të kuqe, jeshile dhe blu për t’u siguruar që shikuesit të mund të dallojnë lehtësisht ngjyrat në ekran në varësi të shkallës së tyre ose llojit të mungesës në dallimin e ngjyrave.

Fillimisht i lançuar si një aplikacion në 2017, SeeColors ndihmon ata me deficencë kundrejtë ngjyrave të shijojnë ekranin e tyre ashtu siç ishte menduar të shihej. Tani, i integruar në TV dhe monitor, kjo veçori është më e lehtë të disponohet nga përdoruesit. Për konsumatorët që kanë blerë tashmë një nga modelet e televizorëve të vitit 2023, do të ofrohet një përditësim softuerësh për të shtuar SeeColors në menynë që edhe ata ta kenë këtë modalitet.

Samsung është vlerësuar me certifikatën “Color Vision Accessibility” nga TÜV Rheinland[3], në njohje të aftësisë së modalitetit SeeColors për të ndihmuar ata me deficencë të dallimit të ngjyrave, në mënyrë që të shijojnë më mirë përmbajtjen në ekranet Samsung. Ky vlerësim bazohet në përkushtimin e Samsung për aksesueshmërinë, nën vizionin e “Ekrane kudo, ekrane për të gjithë”.

“Ne jemi të emocionuar për prezantimin e veçorisë shtesë të aksesueshmërisë, duke përfshirë modalitetin SeeColors dhe Relumino, në linjën tonë të televizorëve dhe monitorëve të vitit 2023 për të ndihmuar individët me deficencë kundrejtë ngjyrave dhe shikim të dobët,”tha Seokwoo Jason Yong, Zëvendës President Ekzekutiv i Biznesit të Ekranit Vizual në Samsung Electronics. “Nën vizionin e ‘Ekrane kudo, ekrane për të gjithë’, ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe të sjellim teknologjitë gjithëpërfshirëse më pranë konsumatorëve tanë.